Parlamenti do të votojë për zgjatjen e mandatit të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore deri në fund të Nëntorit të këtij viti, përfaqësimin në të të përfaqësueseve të grupeve të reja parlamentare dhe përfshirjen si objekt shqyrtimi të ndryshimit të sistemit zgjedhor.

Kryetarja e Grupit Parlamentar demokrat, Rudina Hajdari, e cilësoi si një fitore të opozitës dhe siguroi se do të arrijnë që ta ndryshojnë sistemin, i cili sipas saj duhet të jetë me përfaqësues.

Taulant Balla kujton se ndryshimi i sistemit kërkon konsensus të plotë, ndërsa kërkon nga 5 përfaqësuesit e rinj të Komisionit që të bashkojnë votat për të shtrënguar sanksionet në Kod për shitblerjen e votës.

Socialistët kanë vendosur si kusht të vetëm që në zgjedhjet e 2021 të kenë mundësi të votojnë dhe emigrantët. Komisioni do të ketë vetë 10 anëtarë, 5 nga maxhoranca që do të kryesohet nga Damian Gjiknuri si bashkëkryetar, Rudina Hajdari do të jetë bashkëkryetare e opozitës, ndërsa anëtarë do të jenë Ralf Gjoni, Nimet Musai, Andi Permeti dhe Korab Lita.

Tv Klan