Në seancën e fundit të këtij sesioni, Kuvendi vendosi të shtyjë edhe me 3 muaj të tjerë afatin e punës së komisionit të posaçëm parlamentar për ndryshimin e ligjit të zgjedhjeve.

Ky komision bashkëdrejtohet nga dy partitë më të mëdha dhe deri tani ka punuar në heshtje për të plotësuar rekomandimet e OSBE-ODIHR-it.

Të dyja palët kanë konfirmuar se po punojnë mbi një draft të përbashkët.

Përfaqësues të mazhorancës kanë premtuar se në Shtator do të gjendet gjuha e përbashkët për të votuar reformën zgjedhore.

Tv Klan