Lehtësohen kriteret, por kusht mbetet eksperienca në ndërtime të ngjashme

Tenderi për nisjen e punimeve të ndërtimit të Tunelit të Llogarasë është shtyrë me dy javë, duke u dhënë më shumë kohë kompanive që të japin ofertat e tyre. Njoftimin e ka bërë vetë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në shpalljen e thirrjes, ku nga data 12 shkurt, ofertat kanë si afat të fundit dorëzimin më 23 Shkurt.

Bashkë me shtyrjen e afatit, autoriteti konktraktor ka ulur nga 50 në 20 milion euro fitimin që duhet të kenë në 5 vitet e fundit kompanitë e interesuara, ndërsa ka lënë të pandryshuar kriterin në eksperiencën teknike të faktuar në ndërtimin e të paktën 1 tuneli në 3 vitet e fundit.

Tuneli i LLogarasë do të do të financohet me paratë e buxhetit të shtetit dhe do të kushtojë 155 milion Euro.

Ai do të jetë i gjatë 5.9 kilometra dhe do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura, nga 110 dhe 40 metra të gjatë. Me hapjen e garës pritej që ndërtimi të niste në prill, ndërsa tashmë nisja e punimeve mund të shtyhet me 2 javë të tjera, për të përfunduar pas 3 vjetësh.

Qafa e Llogarasë do të përshkohet pas ndërtimit të tunelit do të përshkohet për 6 minuta duke reduktuar kohën prej 55 minutash që i duhet sot automjeteve për të kaluar Llogaranë.

Tv Klan