Drejtoria e Higjenes ka shtyrë afatin e përdorimit të ujit të Bovillës. Uji i Bovillës qe pritet të përmirësojë ujin e pijshëm të qytetit të Tiranës nuk ka marrë akoma dritën jeshile për t’u konsumuar.

Analizat që i janë bërë ujit kanë rezultuar të pastër dhe brenda kushteve për përdorim. Në kontrollimin e ujit ndihmuan dhe disa specialistë italianë. Sipas punonjësve të Higjenës ata që e pengojnë këtë janë zyrtarë më të lartë. Bllokimi i konsumimit të ujit të Bovillës zgjat më tepër etjen e kryeqytetasve./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj