Kryetarët e zgjedhur më 23 Prill kanë edhe 14 ditë kohë për të lënë zyrën

Shtyhet afati për lirimin e godinave të komunave në veri të Kosovës. 4 kryetarët shqiptarë të zgjedhur më 23 Prill kanë edhe 14 ditë kohë për të lënë zyrën e tyre.

Pikërisht sot skadonte afati i marrëveshjes për uljen e tensioneve në veri dhe kryetarët duhet të iknin nga godinat sot në orën 16:00. Lajmin për shtyrjen e afatit e bëri të ditur kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut Erden Artiq, komuna e vetme në veri ku serbët lokalë nuk zhvillojnë protesta.

Në tri komunat e tjera, në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç që prej fundit të muajit Maj, po protestohet kundër vijimit të punës nga kryetarët shqiptarë. Në këtë pjesë të Kosovës pritet të zhvillohen zgjedhje të reja, bazuar në pikat për uljen e tensioneve, por ende nuk ka një datë për mbajtjen e tyre.

Qeveria e Kosovës ka ngritur një grup i cili po merret me këtë çështje dhe në datë 1 Shtator do ti dorëzojë Këshillit të Ministrave një raport. Pas kësaj pritet të caktohet edhe data e zgjedhjeve, ndërsa kryetarët e zgjedhur më 23 Prill mund të largohen me peticion nëse nuk japin vetë dorëheqjen.

Klan News