Aplikimet ranë gjatë pandemisë, përfitojnë 160 mijë prona

Qeveria ka miratuar një akt normativ, i cili shtyn afatin e rivlerësimit të pasurive të patundshme deri në fund të vitit 2020, nga fundi i muajit Shtator që parashikohej në ligj.

Shkak është bërë situata e pandemisë së Covid-19, ku aplikimet për rivlerësime në këtë periudhë rezultuan vetëm 4835, nga mbi 15 mijë që ishin në Janar dhe Shkurt.

Nisma mendohet të rivlerësojë 160 mijë prona, të cilat do të marrin vlerën e tregut ose të çmimit fiskal të vendosur nga qeveria duke paguar vetëm 3% të diferencës mes vlerës së blerjes dhe asaj të rivlerësuar, nga 15% që është kjo taksë në momentin që shet pronën.

Tv Klan