Shtyhet fiskalizmi, bizneset e mesme e nisin më 1 Shtator 2020

Shtyhet fiskalizmi, bizneset e mesme e nisin më 1 Shtator 2020

16:01 12/12/2019

Hiqet detyrimi për limitin e parave “cash” në arkë

Kuvendi rrëzoi propozimin e qeverisë për të nisur aplikimin e faturës elektronike më 1 Korrik të vitit të ardhshëm, duke e shtyrë procesin në 1 Shtator 2020 për grupet e biznesit që kryejnë transaksione në “cash” me qarkullim vjetor mbi 8 milionë Lekë, më 1 Janar 2021 për bizneset e vogla dhe më 1 Korrik të 2021 për sipërmarrjet që bëjnë blerje përmes bankave.

Komisioni i Ekonomisë shfuqizoi edhe kapitullin i cili detyronte bizneset që të mbajnë limit të parave “cash” në arkë.

Pjesë e fiskalizimit nuk do të jenë as fermerët me xhiro vjetore deri në 5 milionë Lekë në vit, ndërsa për biznesin e vogël transkasionet do të kryhen përmes serverit qëndror të Ministrisë së Financave. Çështja e mirëmbajtjes së të dhënave të serverit nga kompani private krijoi debate mes qeverisë dhe deputetëve të mazhorancës.

Sistemi i ri i faturës elektronike heq nga qarkullimi kasat fiskale dhe implementon një software të ri i cili mundëson hedhjen në kohë reale në serverin e tatimeve të çdo shitjeje që bëhet nga biznesi, duke ulur ndjeshëm shanset për të fshehur të ardhurat.

Tv Klan



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi