Gjykata gjobit me 5 mijë lekë avokatët: Po zvarrisin procesin

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë për të disatën herë procesin në ngarkim të Arbër Çekajt, i arrestuar për sasinë prej 613 kg kokainë.

Shkak është bërë mosparaqitja në  gjykatë e  avokatëve mbrojtës të Donaldo Lushajt, i pandehur në këtë proces. Për këtë, togat e zeza vendosën të dënojnë me 5 mijë Lekë gjobë palën mbrojtëse me argumentin se po zvarrit procesin gjyqësor.

Gjyqi në ngarkim të Arbër Çekajt, Armando Pezakut dhe Donaldo Lushajt nuk po zhvillohet prej Dhjetorit të kaluar, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 13 Korrik.

Tv Klan