Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë seancën për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e tjerë të grupit.

Mësohet se seanca e radhës do të jetë në 4 Shkurt.

Në 13 Nëntor 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 55 vite burg Emiliano Shullazin dhe grupin e tij.

Emiliano Shullazi, i cili sipas prokurorisë ishte drejtuesi i grupi u dënuan me 14 vite heqje liri, 12 u dhanë për Gilmando Danin. Me nga 10 vjet u dënua Endri Qyqja dhe Endri Zela. Ndërsa Blerim Shullazi u dënua me 9 vite burg.

Sipas prokurorisë, 4 persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë shantazhuar Ylvi Beqjan duke i marrë 550 mijë Euro dhe 30 % të ish-hotel “Vollgës” në Durrës. Gjithashtu kanë kërcënuar biznesmenin Jani Zakën me qëllim marrjen e një parkimi. Këto vepra penale, sipas Gjykatës i kanë kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Avokatët mbrojtës e cilësuan hetimin e prokurorisë absurd dhe të pabazuar në prova. Sipas tyre, dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë në këtë proces, biznesmeni Ylvi Beqja, nuk është e besueshme.

/tvklan.al