Shtyhet mbledhja e KLP për zgjedhjen e kryeprokurorit

Shtyhet mbledhja e KLP për zgjedhjen e kryeprokurorit

21:55 11/10/2019

Nuk miratohet metodologjia e pikëzimit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zvarrit procedurat për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm.

Për të dytën herë KLP nuk ia arriti qëllimit për të miratuar metodologjinë për vlerësimin dhe caktimin e pikëve për renditjen e kandidatëve për kreun e akuzës. Miratimi u shty për seancën e ardhshme pasi disa nga anëtarët kërkuan ndryshime në variantin përfundimtar.

Në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm janë prokurorja aktuale Arta Marku, prokurorja e Apelit Fatjona Memçaj dhe prokurori i krimeve të rënda Olsian Çela. Paraditen e së premtes është shkarkuar nga detyra edhe prokurori i Tiranës Ndini Tavani që kandidonte edhe për një vend në SPAK, Strukturën e Posaçme Antikorrupsion dhe kundër krimit të organizuar.

Sipas Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit Tavani nuk justifikon pasurinë, ndërkohë që edhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar e ka cilësuar si të papërshtatshëm për të vijuar detyrën.

Tv Klan



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi