1 Prilli është afati i fundit për dorëzimin e DIVA 2024. Administrata Tatimore njofton se shtyrja me një ditë vjen meqënëse sot datë 31 Mars 2025, është pushim zyrtar për shkak të festës së Fitër Bajramit.

I njëjti afat, 1 Prill 2025, vlen edhe për dorëzimin e Deklaratës së Tatim Fitimit. 

Sakaq, një ditë para këtij afati për rreth 60 minuta sistemi ku plotësohet deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave u bllokua.

Fluksi i qytetarëve që tentojnë të bëjnë deklarime mund ta ketë mbingarkuar serverin, megjithatë brenda 1 ore gjithçka u normalizua.

Detyrimin për dorëzimin e deklaratës së të ardhurave e kanë të gjithë të punësuarit që kanë pasur të ardhura mujore bruto mbi 100 mijë Lekë gjatë vitit 2024, pra çdo individ me të ardhura vjetore mbi 1.2 milionë Lekë.

Po ashtu duhet të plotësojnë DIVA-n të dy punësuarit, si dhe ata që kanë pasur të ardhura të patatuara mbi 50 mijë Lekë në muaj.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve janë më shumë se 144 mijë individë që duhet të dorëzojnë dekaratën e të ardhurave.

Penaliteti në rast mosdorëzimi në kohë është në vlerën 3 mijë Lekëve.

Tv Klan