Plani për djegien e Kuvendit

Plani për djegien e Kuvendit

11:01 18/09/2019

Meta i dorëzon komisionit dokumentin sekret

Presidenti i Republikës i ka vendosur në dispozicion Komisionit Hetimor që po heton legjitimitetin e dekreteve të tij, dokumentin sekret ku ai informohet për planin e djegies së selisë së Parlamentit në datën 8 Qershor.

Por që ta shqyrtojnë këtë dokument, anëtarët e komisionit duhet të disponojnë certifikatën e sigurisë kombëtare të të njëjtit nivel me nivelin që është klasifikuar ky informacion nga institucioni që ja ka dërguar atë kreut të shtetit.

Komisioni ka vendosur dhe zgjatjen e mandatit të tij edhe me dy muaj, në mënyrë që të marrë kohë për të shqyrtuar raportin e Komisionit të Venecias, i cili do të bëhet publik më 11 Tetor, dy ditë pasi i përfundon mandati Komisionit Hetimor.

Deri në fillim të Dhjetorit, kur përfundon mandati i ri i komisionit, shumica është shpresëplot se do të jetë ngritur dhe Gjykata Kushtetuese e cila ka fjalën e fundit për shkarkimin ose jo të kreut të shtetit.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori