Ndryshe nga ditët e tjera, Gjykata për Krimet e Rënda, këtë të martë, në pritje të caktimit të masës së sigurisë për Emiljano Shullazin, i ngjante një komisariati policie.

Thujase e gjithë Njësia “Shqiponja” e Policisë së Tiranës dhe efektive të Komisariatit ishin të vendosur aty.

Por rreth orës 11:00, u mor vesh se shqyrtimi për vleresimin e ndalimit do të shtyhej për të mërkurë.

Prokurorja dhe gjyqtari i çështjes ishin të angazhuara në dy pocese të tjera të rëndësishme në këtë gjykatë. Elisabeta Imeraj përfaqëson prokurorinë në gjyqin e të ashtuquajtërve “xhihadistë”, i cili zgjati tej parashikimeve.

Ndërsa gjyqtari Idriz Mulkurti është pjesë e trupës që po gjykon dosjen e Lazaratit.

Mëngjesin e të mërkurës, në orën 8:30 minuta, Emiljano Shullazi do të dalë para gjykatës për krimet e rënda për tu njohur zyrtarish me akuzat dhe masën e sigurisë.

30 minuta pas tij para togave do jetë Gilmado Dani dhe në 9:30 Blerim Shullazi. Avokati i të ndaluarve tha se ndaj klientëve të tij nuk ka asnjë kallëzim dhe pret lirimin e tyre.

Prokuroria mësohet se do të kërkojë masën e sigurisë “arrest me burg” për të tre të ndaluarit.

Tv Klan