Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka mundur të lexojë konkluzionet e saj, ku do të kërkonte masën e dënimit për Kelmend Balilin.

Shkak është bërë mungesa e avokatit Theodhori Sollaku, i cili nuk është paraqitur për shkaqe shëndetësore. Vetë Balili nuk ishte në sallë dhe kishte dërguar një shkresë ku kërkonte përfaqësimin në seancë nga avokati Sollaku.

Ndodhur në këto kushte, gjykata shtyu seancën për në datën 26 Mars, ditë kur akuza pritet të lexojë pretencën për atë që cilësohet “Eskobari i Ballkanit”. Seanca e kësaj të marte u ndoq nga edhe nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane.

Tv Klan