Shtyhet publikimi i James Bond

Shtyhet publikimi i James Bond

10:20 05/03/2020

Publikimi i filmit të ri James Bond është shtyrë me disa muaj për shkak të frikës nga koronavirusi. Producentët njoftuan se publikimi do të shtyhet me 7 muaj. Nga Prilli që ishte parashikuar të shfaqej për publikun, filmi “No Time to Die” do të shfaqet në muajin Nëntor.

Ky film ka pritshmëri të mëdha nga publiku, për shkak të rolit të fundit si agjenti 007 i aktorit Daniel Craig. Sipas vendimit të ri, “No Time to Die” do të dalë në kinema më 12 Nëntor në Britani të Madhe dhe më 25 Nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shtyrja e filmit erdhi pas kërkesës që bënë themeluesit e dy faqeve të fansave të filmit.

Vetëm një person, i cili mund të mos tregojë as simptoma, mund të infektojë pjesën tjetër të audiencës. Ky është një lloj publiciteti që askush nuk e dëshiron”, shkruajtën ata në një letër të hapur. /tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi