Seanca ndaj të akuzuarit Myrteza Çaushi ose i njohur si Zani i Vlorës është shtyrë sot në Gjykatën e Faktit Tiranë. Gjyqtari i çeshtjes Altin Abdiu vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore pasi në këtë seancë mungonin katër nga gjashtë të akuzuarit. Prokurori Andrea Themollari kërkoi që me thirrjen e personave të paparaqitur në gjyq të merrej Drejtoria e Policisë së Prefekturës së Vlorës.

Në seancën e sotme mungonin Pëllumb Bajrami, Skënder Bajrami, Renato Çerçizi e Ajet Hiraj të akuzuar si bashkëpunëtor në grupin e Zanit. Ndërsa për të pandehurin prokurori kërkoi vërtetimin e saktë nëse është i gjallë apo i vdekur.

Këto ishin edhe arsyet për të cilat u kërkua shtyerja e seancës së ditës së sotme. Myrteza Çaushi mbahet në qelitë e paraburgimit të drejtorisë së Policisë së Rrethit të Fierit mbi të cilin rëndojnë akuza e vrasjes, krijimi i bandave të armatosura si dhe armëmbajtje pa leje./tvklan.al