Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, do të paraqiten sërish para Gjykatës në Hagë në ditët në vijim.

Seanca, në të cilën ata do të njiheshin me ecurinë e çështjes së tyre që ishte parashikuar të mbahej nesër në orën 11:00 është shtyrë për datën 16 Shkurt po në të njëjtën orë.

Ky ndryshim është pasqyruar dhe në kalendarin Dhomave të Specializuara, në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale.

Ish-krerët e UÇK janë arrestuar në Tetor të vitit të kaluar dhe akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ata kanë kërkuar lirimin me kusht, që të kenë një masë më të lehtë sigurie gjatë kohës së hetimeve deri në gjykimin përfundimtar, por gjykata e ka refuzuar një kërkesë të tillë./tvklan.al