Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda shtyrë për në datën 22 Shkurt vendimin për 4 personat e arrestuar si të dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit, pasi siç u tha, kishte bërë gabim njoftimet.

Elton Hoxhallari, Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Efthimious Efthimiou kërkuan nga Gjykata e Apelit lirimin nga burgu, duke pretenduar se nuk kanë lidhje me krimin.

Efthimious Efthimiou dyshohet të jetë ekzekutori i 42-vjeçarit Kasmi. Sipas hetimeve të deritanishme, ai mund të jetë vrasës me pagesë, i porositur nga një tjetër shqiptar i botës së krimit, për të ekzekutuar Devi Kasmin, më 29 Janar në Tiranë.

Ndërsa 3 personat e tjerë te arrestuar akuzohen si bashkëpunëtorë të ish-policit grek Efthimiou.

/abcnews.al