Avokati i PD-së kërkoi përjashtimin e trupit gjykues

Gjykata e Dibrës nuk ka mundur të zhvillojë për herë të dytë seancën e dosjes së njohur 184 që ka të bëjë me shitblerjen e votove në zgjedhjet e 2016-ës në këtë qytet. Gjykata pritej të vendoste nëse dosja do të rikthehet për hetim apo do të vazhdonte procesi për 4 personat që janë marrë të pandehur, por seanca u shty pas kërkesës së përfaqësuesve të PD për të ndryshuar gjyqtarin.

“Unë kërkova përjashtimin e gjykatësit, për faktin e vetëm se ka marrë një vendim të njëanshëm, pasi iu ka penguar palëve njohjen me aktet. I ka mohuar të drejtën palëve të mbrohen. Nuk e kuptoj dot vendimin e gjykatës dhe qëndrimin e prokuroria që nuk na lejoi të njihemi me aktet”.

Seanca e radhës do të zhvillohet në 12 shkurt. Hetimet për dosjen e njohur me emrin 184 u mbyllen nga prokuroria e Dibrës që dërgoi në gjykatë 4 të pandehur. Robert Aga që mbante postin e shefit të Komisariatit të Dibrës do të përballet në gjykatë me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Për të njëjtën akuzë do të gjykohen edhe ish-Drejtori i Arsimit Drini Gjeci dhe Nuri Meda, zyrtar në njësinë administrativë Tomin.

Një tjetër ish-zyrtar i vënë nën akuzë është edhe Hasan Hoti, por për këtë të fundit hetuesit kanë ngritur akuzën e kanosjes në zgjedhje. Për pjesën tjetër të personave nën hetim Dionis Imeraj, Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi dhe Afrim Mikli u kërkua pushimi i çështjes.

Prokuroria ka konstatuar se ata kanë kryer veprën penale të shitblerjes së votës, por për shkak të tejkalimit të afatit 3-vjeçar vepra penale është parashkruar, ndaj s’mund të merren më në përgjegjësi penale.

Tv Klan