Shtyhet seanca për qeverinë e re


Shtyhet seanca për qeverinë e re

18:20 01/05/2020

Duhet të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Seanca e jashtëzakonshme e cila është kërkuar të mbahet të shtunën me qëllim të votimit të qeverisë së re, mund të mos mbahet.

Kjo për faktin se Gjykata Kushtetuese është aktivizuar pas pranimit të kërkesës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për interpretim të kushtetutshmërisë së dekretit të presidentit Hashim Thaçi, për mandatimin e Avdullah Hotit si kandidat për kryeministër të ardhshëm.

Gjykata Kushtetuese u dha mundësinë deputetëve që sot deri në ora 12:00 t’i dërgonin komentet lidhur me kërkesën për pezullim të votimit të qeverisë së re, ndërsa komentet në lidhje me dekretin e presidentit t’i dërgojnë deri më 8 Maj.

Bazuar në këtë realitet të ri, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani mund të mos e thërrasë seancën, derisa nuk merret përgjigje nga Kushtetuesja.

Klan Plus




Të ngjashme