Seanca për Emiliano Shullazin dhe 4 bashkëpunëtorët e tij në Gjykatën për Krimet e Rënda është shtyrë për në datën 23 Tetor.

Ata pritej të paraqisnin këtë të martë mbrojtjen pas leximit të pretencës nga prokuroria, e cila kërkoi dënimin me 64 vite burg në total për të pandehurit.

Seanca u shty pasi avokatët mësohet se nuk kishin përgatitur mbrojtjen. Për Shullazin prokuroria kërkoi dënimin me 17 vite burg.

Sipas prokurorisë rezultoi e provuar se të pandehurit kanë konsumuar veprat penale të “gjobëvënies”, “kanosjes për shkak të detyrës” dhe “grupit të strukturuar kriminal”.

Ata akuzohen se kanë përvetësuar 540 mijë euro dhe një pjesë prone tek ish-hotel “Vollga” në Durrës, nga biznesmeni Ylvi Beqja duke e kërcënuar atë.

Për akuzën ata janë gjithashtu autorë të kanosjes së akademikëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule.

/tvklan.al