Pika kufitare e Kapshticës që lidh vendin tonë me Greqinë do të vijojë të qëndrojë e bllokuar. Pala greke ka njoftuar autoritetet shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Kapshticës deri në datë 14 Maj 2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve. /tvklan.al