Filmi i ri i James Bond, No Time To Die, është shtyrë përsëri. Fansat do të duhet të presin edhe gjashtë muaj të tjerë për të parë filmin më të fundit.

Zyrtarisht është njoftuar se filmi do të dalë në kinema në datë 8 Tetor 2021. Ishte planifikuar që të publikohej më 2 Prill 2020, por për shkak të shpërthimit të pandemisë së Covid-19 në të gjithë botën, u shty për në muajin Nëntor 2020. Më pas u shty edhe një herë për në Prill 2021, ndërsa sot është njoftuar data re, 8 Tetor 2021.

No Time To Die do të jetë filmi i fundit për aktorin protagonist në rolin e James Bond, Daniel Craig. Ai ka luajtur edhe në seritë e mëparshme në rolin e James Bond, në “Casino Royale”, “Quantum of Solace”, “Skyfall” dhe “Spectre”.

Shkak i shtyrjeve të njëpasnjëshme të filmit të ri është situata nga Covid-19, pasi producentët kanë thënë më herët se do të duhet që filmi No Time To Die të dalë në të gjithë botën në të njëjtën kohë, dhe mesa duket, nuk është ende koha e duhur. /tvklan.al