GJIKAShtyhet sërish gjyqi ndaj kreut të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika,  i cili akuzohet për abuzim me lejet e ndërtimit. Seanca gjyqësore është shtyrë pasi disa nga avokatët e të pandehurve nuk kishin prokurë përfaqësimi. I pyetur nëse ka besim tek vendimi i Gjykatës së Tiranës, kreu i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika u shpreh se ai ka besim në të gjitha gjykatat.

Sipas Prokurorisë Gjika dhe 7 të pandehurit e tjerë kanë falsifikuar dokumentet e KKRRT-së së Bashkisë Vlorë, të paktën në dy raste. Ndërkohë seanca e ardhshme gjyqësore do të zhvillohet më datën 3 mars në orën 10:00 në Gjykatën e Tiranës.