Gjykata Apelit për Krime të Rënda u detyrua të shtyjë për të gjashtën herë seancën ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë. Edhe këtë herë, shkak është bërë mbrojtja. Kështu, avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe, duke paraqitur një raport njoftoi mungesën e tij për shkaqe shëndetësore.

Ndërkohë, avokati i caktuar nga gjykata për Gilmando Danin njoftoi se nuk mund të ishte mbrojtës i tij, pasi më Shkallë të Parë ka mbrojtur Ylvi Beqjen. Në këto kushte, gjykata shtyu seancën dhe bëri zëvendësimin e avokatit kryesisht.

Tv Klan