Vetëm 15 minuta zgjati sot mbledhja e Komisionit Qendror Zgjedhor, ku kryetari Klement Zguri përsëriti qëndrimin e tij për të parë procesverbalet e pjesëmarrjes. Gjatë mbledhjes u miratua rezultati për kandidatin e bashkisë së Vlorës, si fitues me katër vota pro dhe një votë kundër që e mori nga kreu i KQZ-se.

Komisioni vendosi që relatimi i kërkesave ankimore të Bindjes Demokratike të bëhet të martën në orën 10, për shkak se kjo e fundit e ka dorëzuar dokumetacionin plotesues të kërkuar nga KQZ, vetem 1 orë para nisjes së mbledhjes.

Tv Klan