Shtyhet takimi mes Arafat dhe Presidentit egjiptian Mubarak (28 Dhjetor 2000)




Shtyhet takimi mes Arafat dhe Presidentit egjiptian Mubarak (28 Dhjetor 2000)

11:44 28/12/2000

Takimi mes Barakut, Arafatit dhe Presidentit egjiptian Mubarak në Sharm el Shaik të Egjiptit i planifikuar për sot është shtyrë. Megjithëse si Arafat ashtu dhe Baraku kanë mbërritur në vendin e Piramidave. Kjo shtyrje është bërë për shkak të divergjencave që kanë të dyja palët në lidhje me Paktin e Paqes që Presidenti Klinton ka parashtruar.

Qeveria izraelite ka pranuar kompromisin, por me kusht që palestinezët të kenë pranuar të gjitha pikat e parashikuar për ta. Ndërsa për palestinezët plani i paqes është parashikuar për amerikanët është në favor të izraelitëve, por në fakt ky takim shihet si një tjetër shans i madh për paqen në Lindjen e Mesme. Nëse Arafat dhe kësaj radhe reagon për negociatat, atëherë çmimi që do të paguajnë palestinezët do të jetë tepër i shtrenjtë./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori





Të ngjashme