Shtyhet takimi për dialogun Kosovë-Serbi


Shtyhet takimi për dialogun Kosovë-Serbi

18:50 25/09/2020

Miroslav Lajçak, i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ka njoftuar se takimi që do të zhvillohej të hënën është shtyrë.

Në një postim në mediat sociale, Lajçak shkruan se mos zhvillimi i takimit bëhet për shkak të situatës se COVID-19 dhe masave që janë marrë.

Për shkak të masave lidhur me COVID-19, takimi për dialogun që ishte planifikuar për të hënën e javës së ardhshme do të shtyhet”, njofton ai.

Ende nuk dihet data e re për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, por në ditët në vijim pritet një noftim zyrtar nga Bashkimi Evropian. Dy vendet janë në fazën e fundit të dialogut dhe bëhet me dije se mund të arrihet dhe një marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke./tvklan.al



Të ngjashme