Partizani fitoi 1 me 0 sfidën e rëndësishme me Teutën

Titulli kampion në futbollin shqiptar është shtyrë pas fitores 1 me 0 të arritur nga Partizani në fushën e Teutës. Ky rezultat përfshin në garë edhe Laçin dhe Vllazninë. Diferenca nga vendi i parë në të katërtin kur kanë mbetur edhe 2 javë për tu zhvilluar është e ngushtë, vetëm 2 pikë.

Partizani triumfoi duke marrë edhe avantazhin në sfidat direkte me Teutën dhe takimin e vendosi goli i Çinarit në mesin e pjesës së parë. Sulmuesi i kuqve shfrytëzoi daljen e gabuar të portierit Frashëri. Laçi fitoi 1 me 0 me Tiranën në stadiumin “Air Albania”, duke i larguar bardheblutë nga zona e kupave të Europës.

Mazrekaj realizoi një supergol direkt nga goditja e këndit. Skuadra kurbinase mbetet në lojë për trofeun e kampionit. Vllaznia mori fitoren 1 me 0 me Kastriotin, duke mbajtur gjallë shpresat për titullin. Skënderbeu mundi me rezultatin 2 me 0 Apoloninë, një hap tjetër drejt mbijetesës. Kukësi fitoi 2 me 1 me përmbysje me Bylisin.

Tv Klan