Parashikohej të zhvillohej natën e të enjtes, por votimi në parlamentin grek për marrëveshje për emrin e ri të Maqedonisë u shty për të premten në orën 14:30. Vendimi u mor për shkak të numrit të lartë të deputetëve të regjistruar për të folur në seancën e gjatë parlamentare të nisur prej mëngjesit të së mërkurës.

Mes diskutimeve të shumta të së enjtes spikati ai i kreut të forcës kryesore opozitare Demokracia e Re, Qirjakos Micotaqis, kundërshtar i marrëveshjes. Duke e quajtur marrëveshjen “humbje kombëtare”, Micotaqis bëri edhe një paralajmërim.

“Mundet në çdo moment të vendosë veto në procesin e anëtarësimit të Shkupit në familjen europiane”.

Sondazhet tregojnë se Demokracia e Re është favorite për të fituar zgjedhjet e reja parlamentare që pritet të zhvillohen brenda Tetorit të këtij viti. Ata mund të sigurojnë rreth 33% të votave, 10% më shumë se Siriza aktualisht në pushtet. Po ashtu 62% e të anketuarve janë kundër marrëveshjes së Prespës.

Megjithatë, kryeministri Cipras pritet t’i sigurojë lehtësisht votat e nevojshme për miratimin e marrëveshjes, “pro” së cilës janë shprehur publikisht 153 deputetë.

Tv Klan