Shoferi i një automjeti në New Jersey përfundoi në lumin Hackensack mëngjesin e së martës, pasi shtypi gabimisht gazin në vend të frenave ndërkohë që po largohej nga një lavazh.

I gjithë momenti u xhirua nga kamerat e sigurisë. Shoferi mund të shihet teksa e nxjerr makinën nga lavazhi dhe papritur i jep gaz duke e çuar makinën direkt në lumë.

Përveç panikut që i kapi në momentin e incidentit, fatmirësisht si shoferi ashtu edhe pasagjerja që ndodhej në mjet nuk pësuan dëmtime.

Në ndihmë të tyre shkuan punonjësit e lavazhit, duke i nxjerrë me shpejtësi nga makina./tvklan.al