Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Botuesit e medias së shkruar, fitojnë betejën për tvsh. Ligjet për tatimin mbi vlerën e shtuar, i është bashkangjitur dhe një nen tjetër me këtë përmbajtje. Përjashtohen nga tatimi mbi vlerën e shtuar, shitja e gazetave dhe revistave ditore e javore, si dhe shërbimi i reklamave që ato kryejnë për persona të tjerë. Ky projektligj është propozuar nga këshilli i ministrave.

Ka qenë pikërisht ky ligj, që ka mbledhur në kryeministri, kryeministrin Meta, ministrin e Financave Angjeli, si dhe botuesit Nikoll Lesi, Arian Çani, Ylli Rakipi dhe Koço Kokëdhima. Në këtë takim u trajtuan problemet e lirisë së shtypit, ku u vu theksi në ndikimin e drejtpërdrejtë që ka gjendja ekonomike e gazetave dhe revistave në lirinë e tyre./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori