Shtypi “kryqëzon” presidentin Hollande




Shtypi “kryqëzon” presidentin Hollande

16:03 26/01/2014 ndahetFrancois Hollande e mbajti fjalën, teksa sqaroi njëherë e mire marrëdhënien me partneren e tij prej gati 7 vjetësh,  Valérie Trierweiler. Ndarja e çiftit të pare të Francës, që në fakt nuk ishin martuar kurrë zyrtarisht, është komentuar në mënyra të ndryshme nga shtypi vendas dhe i huaj.Përgjithësisht, kjo lidhje është gjykuar ashpër në rrafshin moral, për vetë mënyrën se si “tradhëtia” e rradhës e Hollande u bë publike, pasi në Francë ligjet që mbrojnë jetën private janë mjaft të rrepta. Presidenti 59-vjeçar e konfirmoi pwrsonalisht ndarjen për agjensinë shtetërore të lajmeve AFP, ndërsa ish-partnerja  Trierweiler, shkroi në profilin e saj në Twitter.

Trierweiler, ka lënë edhe Versajën, ku ajo po banonte ditët e fundit, pas daljes nga spitali parizien ku u shtrua në fillim të këtij muaji.Gazetarja 49-vjeçare e “Paris Match” ka konfirmuar se do të zhvillojë turin e saj të planifikuar në Indi, pavarësisht problemeve të saj intime.

Ndërkaq, më 11 shkurt Hollande do të udhëtojë i vetëm për në Washington, ku do të pritet në Shtëpinë e Bardhë nga homologu amerikan Barak Obama. Ka pak gjasa, sipas shtypit, që partnerja e tij e re, aktorja 41-vjeçare, Julie Gayet të bëhet së shpejti banorja e re e pallatit Elize dhe kështu të marrë ndonjë rol në jetën sociale të Francës.




Të ngjashme