Përplasja në distancë mes dy ministrive të Jashtme, asaj shqiptare dhe greke ka gjetur pasqyrim të gjerë dhe në shtypin grek. Sigurisht nuk ka munguar as gjuha ironike, si në rastin e të përditshmes Protothema, e cila që në titull shkruan:

“Delir antigrek

 

nga Tirana, në Greqi shqiptarët po vriten… nga shqiptarët”.

Media greke e nis shkrimin duke përcjellë lajmin e vrasjes së 18-vjeçarit Marios Isak në Kavala dhe duke cituar Ministrinë e Punëve të Jashtme shqiptare, e cila në një reagim të ditës së mërkurë, fliste për një “

seri vrasjesh të shqiptarëve përgjatë këtyre dy javëve në Greqi”

dhe dënonte ekstremizmin dhe gjuhën e urrejtjes.

Por pikërisht duke iu referuar rastit të 18-vjeçarit, Protothema thotë se në mënyrë ironike, rezultoi se ai u vra nga një bashkëkombas dhe jo nga një shtetas grek.

“Ministria e Jashtme shqiptare përdor një retorikë antigreke, në një deklaratë për vrasjen e një shqiptari në Kavala, duke u shprehur se përgjatë dy javëve të fundit ka pasur një seri vrasjesh të shqiptarëve dhe një valë persekutimi ndaj tyre dhe duke u përpjekur në të njëjtën kohë që të lerë në hije rastin e Konstantinos Katsifas

“, shkruan Protothema.

Megjithatë në mënyrë ironike, shkruan më tej e përditshmja greke, pretendimi i palës shqiptare bie poshtë nga vetë faktet, pasi 18-vjeçari shqiptar në Kavala u vra nga një bashkëkombas, i cili deklaroi në polici se krimi ndodhi… aksidentalisht.

Protothema sjell më tej edhe reagimin e Ministrisë së Jashtme greke, që i bëri thirrje Tiranës zyrtare për vetëpërmbajtje, ashtu sikurse dhe reagimin e policisë helene.

/tvklan.al