Kreu i opozitës ka reaguar pas lajmit për shtyrjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimi Europian në Qershor të vitit 2019.  Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Lulzim Basha shkruan:

“Hapja e negociatave për Shqipërinë u shty edhe për një vit. Krimi dhe korrupsioni po mbajnë peng të ardhmen tonë. Pa luftuar krimin dhe korrupsionin, vendimi në 2019 do jetë refuzues si sot. Tani është momenti për një kthesë të madhe për të shpëtuar vendin dhe të ardhmen tonë europiane”.

Shtetet e Bashkimit Evropian i kanë dhënë dritën e gjelbër nisjes së bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në bllok, duke iu kërkuar të dyja shteteve të arrijnë përparim në reforma, para se të nisin negociatat vitin e ardhshëm.

Gjatë një takimi në Luksemburg më 26 Qeshor, ministrat e Jashtëm të BE-së, janë pajtuar për të hapur “rrugën drejt nisjes së negociatave në qershor të vitit 2019”, është thënë në një deklaratë të Këshillit për Çështje të Përgjithshme.

Ministrat po ashtu u kanë kërkuar dy shteteve të Ballkanit të demonstrojnë përparim në reforma para se negociatat të nisin në fund të 2019-ës.

/tvklan.al