Shtyrja e negociatave, SHBA: Jemi të zhgënjyer nga KE

Posta

Shtyrja e negociatave, SHBA: Jemi të zhgënjyer nga KE

09:47 19/10/2019

“Një vendim pozitiv do dekurajonte aktorët e tretë”

Refuzimin e Këshillit Europian për t’i hapur negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Shtetet e Bashkuara e shohin si një penalizim të pamerituar për dy vende që kanë përmbushur kursin e reformave, por edhe një moment që mund të përdoret nga aktorë të tretë për të ndikuar në ecurinë euroatlantike të rajonit.

Jemi të zhgënjyer që Këshilli Europian nuk njohu përpjekjet shumë të forta për reforma të secilit vend me anë të një vendimi për të hapur negociatat për anëtarësim në këtë kohë. Një vendim pozitiv do të kishte riafirmuar besueshmërinë e rrugës së tyre për në BE dhe do t’i ishte kundërvënë vendosmërisht aktorëve të huaj dashakeqës, të cilët kërkojnë të minojnë vlerat perëndimore dhe komunitetin euro-atlantik.

Por nga ana tjetër, DASH thekson se mirëpret faktin që Këshilli Europian nuk i tha “jo” as Shqipërisë dhe as Maqedonisë së Veriut, dhe as nuk përcaktoi kushte të reja për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Shpresojmë që Këshilli Europian do të arrijë konsensus për një vendim pozitiv për të dy vendet kohë përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor verën tjetër. Shtetet e Bashkuara do të mbeten partner strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë teksa vazhdojnë punën për të forcuar sundimin e ligjit, për të çuar përpara përpjekjet anti-korrupsion, për të zhvilluar ekonomitë e tyre dhe për të luftuar krimin e organizuar.

Departamenti i Shtetit thotë se i nxit si Shqipërinë ashtu dhe Maqedoninë e Veriut të mbeten të palëkundur në ndërtimin e shoqërive transparente, të bazuara në rregulla dhe demokratike që iu përgjigjen nevojave të qytetarëve.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT