Briken Çalja: Bota është në krizë, vendim i duhur

Vendim i duhur për shtyrjen e Olimpiadës. Kështu e komenton peshëngritësi Briken Çalja, disa herë medalist ari. Për 30-vjeçarin, jeta e sportistëve është më e rëndësishme se gara.

Në këtë periudhë izolimi, Çalja po stërvitet në palestrën e tij në Elbasan, me një regjim të caktuar, për të ruajtur nivelin e formës në një kohë që nuk mund të marrë pjesë në gara ndërkombëtare.

Kampioni ka edhe një mesazh për të gjithë sportistët dhe atletët që janë të detyruar të qëndrojnë të izoluar. Briken Çalja e ka siguruar kualifikimin për në olimpiadën e Tokios. Objektivi i tij është të sigurojë një medalje në këtë aktivitet madhor.

Tv Klan