Mbi 47 mijë biznese të vogla rezultojnë të jenë me qira dhe do të përfitojnë nga shtyrja për muajt që janë të mbyllur nga kjo pagesë.

Në një intervistë për televizionin Klan, drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj thotë se numri i individëve që kanë deklaruar është më i vogël, vetëm 640, por ky treg është mjaft informal.

Pagesat për qiranë e këtyre muajve qiramarrësi do t’i japë pasi të ketë përfunduar situata e pandemisë së COVID-19.

Aktualisht Tatimet kanë nisur punën për të hartuar procedurën se si do të ndërhyjnë në rastet kur do të ketë denoncime nga qiradhënësve se kanë presione për të dalë nga shtëpia në dy muajt që qeveria ka ngrirë me akt normativ pagesat për ata që nuk kanë mundësi.

Delina Ibrahimaj thotë se do të nisin të hidhen pagesat e pagave për të gjithë bizneset e vogla që janë të mbyllura nga java e ardhshme.

Që prej nisjes së deklarimeve ditën e hënë, janë 23 mijë e 300 biznese që kanë aplikuar për të marrë pagën e luftës për të punësuarit e tyre.

Tv Klan