39-vjeçari: Nuk e publikova unë foton intime ne TikTok

Ky është Altin Coku, i akuzuar nga prokuroria si shkaktar i vetëvrasjes së 27-vjeçares në Kamëz.

Gjykata dha masën e sigurisë “arrest në burg” për Altin Çokun. Pavarësisht justifikimit të tij se nuk është ai autori i publikimit të fotos intime me viktimën Sibela Abedini.

27-vjeçarja Sibela Abedini u vetëhodh nga kati i katërt i pallatit në Kamez fundjavën e kaluar pas publikimit në rrjetin social TikTok të një fotoje intime të saj me Altin Çokun.

Familjarët e viktimës kërkojnë drejtësi dhe dënim për 39-vjeçarin që e shtyu nënën e një vajze dy vjeçe të ndërmerrte aktin ekstrem.

I pandehuri Altin Coku është person me precedentë të mëparshëm penale.

Klan News