Ceremonia u parapri me përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Shoqërohet me protesta dhe tensione, përurimi i mitropolitit Joanikije, në krye të Kishës Ortodokse të Malit të Zi. Qindra njerëz bllokuan në orët e pasdites dhe të mbrëmjes rrugën që të çon nga Podgorica drejt Çetinjes për të penguar ceremoninë e shugurimit të kryepeshkopit të ri.

Manifestuesit kundërshtojnë emërimin e Joanikijes nga Kisha Ortodokse serbe në krye të ortodoksëve të Malit të Zi, pasi një pjesë e besimtarëve kërkojnë shkëputjen e Kishës malazeze nga varësia e Serbisë.

Protestave iu bashkua edhe presidenti serb, Milo Gjukanoviç dhe ish-presidenti Filip Vujanoviç. Manifestuesit u vunë flakën barrikadave me goma të ngritura për të penguar Joanikijen dhe drejtuesit e tjerë të kishës të shkonin në Çetinje, e konsideruar si kryeqendra e ortodoksisë malazeze. 

Ata e quajtën kishën serbe, një kishë fashiste, mbështetëse të masakrave të luftërave në ish-Jugosllavi.

Megjithatë, kryepeshkopi i ri mbërriti me helikopter në Çetinjë, ku mëngjesin e kësaj të Diele mori pjesë në ceremoninë e përurimit në krye të kishës ortodokse të Malit të Zi, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Zdravko Krivokapiç.

Tv Klan