Tre anëtarë të një familjeje humbën tragjikisht jetën në një aksident me makinë. Ngjarja e rëndë ndodhi orët e para të së dielës në Alderley Edge, Cheshire të Britanisë së Madhe. Viktimat, një burrë 47-vjeç, gruaja 41-vjeçe dhe një vajzë 14-vjeçe udhëtonin me makinë, kur u përplasën me një minibus.

Dy personat të tjerë që ndodheshin në minibus, një vajzë 9-vjeçare dhe një 19-vjeçare u dërguan në spital dhe sipas të përditshmes “Mirror”, janë në gjendje të rëndë për jetën. Shumë prej pasagjerëve që ndodheshin në minibus morën ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u dërgua në spital.

Ndërkohë, policia tha se 47-vjeçari dhe 14-vjeçarja gjetën vdekjen në vend, ndërsa gruaja vdiq në spital. Mbeten të paqarta rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.

/tvklan.al