6 anëtarë të një familjeje, 4 prej të cilëve fëmijë, humbën tragjikisht jetën mëngjesin e së mërkurës, kur një bllok banimi në New York u përfshi nga flakët. Sipas autoriteteve atje, flakët ranë rreth orës 1:40 të natës në katin e pestë të një ndërtese në Harlem.

Abdul Salaam, një dëshmitar i cili e pa zjarrin nga rruga tha se zjarri ishte shkatërrues.

“Ishte tragjike. Dëgjoheshin xhama që thyheshin, fëmijë që bërtisnin”.

Viktimat, sipas asaj që shkruan New York Post, janë një çift dhe 4 fëmijë, 2 djem e 2 vajza, të cilët besohet se ishin anëtarë të së njëjtës familje.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, megjithatë dyshimet janë se ai ishte aksidental. Trupat e viktimave u gjetën nga zjarrfikësit, pasi këta të fundit arritën të shuanin flakët.

/tvklan.al