Shuhen tragjikisht në aksident modelja shqiptare dhe i dashuri i saj

Posta

Shuhen tragjikisht në aksident modelja shqiptare dhe i dashuri i saj

12:54 15/10/2019

Aksidenti tragjik në Itali, çifti i të rinjve planifikonte të martohej

Një çift ka mbetur i vdekur, pasi motori me të cilin po udhëtonin shpërthu në flakë në rrugën Acqua Vergine të Romës, pas përplasjes me një Mercedes që drejtohej nga 34-vjeçar me origjinë rumune.

Stella Vasilika Kerxhalli, 31 vjeç, me origjinë shqiptare, por që prej vitesh jetonte në Romë ka vdekur gjatë rrugës për në spitalin “Tor Vergata", duke mos i mbijetuar dot plagëve të marra. Ndërsa i dashuri i saj Christian Milo, 30 vjeç dhe fotograf ndërkombëtar i modës, gjeti vdekjen e menjëhershme.

Siç raportojnë mediat italiane, ata ishin njohur gjatë një seti fotografik, 7 vite më parë. Në atë kohë, Stella ishte një modele dhe që nga momenti që e kishte parë, Chris nuk kishte mundur t’i hiqte dot sytë prej saj.

Ata ishin shumë të dashuruar. Kishin shkuar për të jetuar bashkë në ‘Giardinetti’, kishin blerë një shtëpi dhe kishin filluar planet për martesë. Nuk mund ta besoj është një makth. Unë humbas një koleg, një mik dhe një vëlla. Ai ishte personi i parë që takova në akademi, dhe që atëhere kemi shkuar përpara së bashku. Ai bënte fotot dhe unë videot. Të mërkurën ne e kishim lënë të takoheshim së bashku”, tregon Giuseppe Torcaso, një bashkëpuntor i ngushtë i Christian.

Chris ishte në kulmin e karrierës së tij, ai sapo kishte arritur edhe bashkëpunimin me markat më të njohura. Së bashku me të dashurën e tij Stella, ata krijuan një studio fotografie “Wallnut”, duke u kujdesur vetë për çdo detaj dhe ajo ishte shumë e kërkuar nga profesionistët e këtij sektori.

Christian kishte studiuar në “Akademinë e  Kinemasë”, në Romë dhe miqtë e tij shprehen se: Chris ishte një artist i madh me një karrierë të jashtëzakonshme përpara.

Stella Vasilika është shqiptare, por gjatë viteve të shkollës në Itali, ajo është birësuar nga një familje romane. E kishte lënë pas karrierën e modelimit për të studiuar arkitekturë derisa u njoh me Chris. Ajo ishte gjithmonë pranë tij dhe e ndihmonte për gjithçka.

Sy të mëdhenj blu, flokë të gjatë, por Vasilika nuk ishte vetëm e bukur. Ajo ishte edhe një vajzë e ëmbël, e shndritshme si një yll”, shprehet Alice, një nga shoqet e saj.

Familjarët dhe miqtë janë pa fjalë dhe nuk munden dot të përshkruajnë tragjedinë që ka ndodhur.

Prindërit e Christian ishin me pushime kur mësuan për ngjarjen e ndodhur. Motra e tij e tronditur shprehet se pavarësisht se nuk dihet si ka ndodhur aksidenti, Chris dhe Stella nuk janë më.

Drejtuesi i mjetit Mercedes me të cilin ndodhi përplasja nuk ka mbetur i lënduar, por është shoqëruar nga policia për të kryer testin e alkoolit dhe drogës. Siç bëhet e ditur nga të dhënat paraprake, ai kishte qëndruar për t’iu dhënë ndihmën e parë.

Që nga fillimi i vitit ka shkuar në 96 numri i viktimave në aksidente rrugore./tvklan.al


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT