Zjarri që shpërtheu 4 ditë më parë në vendgrumbullimin e plehrave të Vlorës është shuar. Siç e shihni edhe nga pamjet, nuk ka më vatra zjarri dhe as tym.
Në aksion për shuarjen e zjarreve u përfshinë përveç mjeteve të institucioneve shtetërore u angazhuan edhe shumë mjete private, të cilët i erdhën në ndihmë për zgjidhjen e situatës së rëndë të krijuar.
Djegia e mbeturinave vuri në alarm autoritetet lokale e qendrore edhe për shkak se tymi shpërtheu mbi qytet, duke shkaktuar probleme për mjedisin dhe një imazh të keq për turizmin.
Tv Klan