Ai interpretoi një sërë rolesh të ndryshme në film, por edhe në teatër

Jean-Paul Belmondo, ikona e kinematografisë franceze ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Karriera e aktorit zgjati 50 vjet. Ai luajti për më shumë se 80 filma dhe punoi me një sërë regjisorësh të njohur francezë.

I lindur në vitin 1933 në Paris, aktori ndoqi një sërë shkollash private elitare. Ai tregoi shumë interes për sportin dhe nisi një karrierë të shkurtër si boksier amator kur ishte adoleshent.

Suksesi i filmit Breathless e katapultoi atë në qendër të vëmendjes dhe ai shpejt u bë një yll ndërkombëtar.

Ai luajti në komedi, filma aksion, drama kriminale, por interpretoi role të ndryshme edhe në teatër. Pavarsisht famës ndërkombëtare ai u përqendrua tek kinematografia franceze.

Kështu revista Time në vitin 1964 e shpalli Belmondon fytyrën e Francës moderne.

Në vitet 1980 Belmondo eksperimentoi me role dramatike në filmat e tij. Ai luajti me aktoret e njohura si Sophia Loren dhe Claudia Cardinale, ku arriti të portretizonte personazhe të ndryshme.

Dy herë i martuar dhe dy herë i divorcuar jeta e tij private ka qenë në qendër të vëmendjes po aq sa dhe karriera e tij si aktor. Marrëdhënia e tij e fundit me ish-modelen e Playboy, Barbara Gandolfi, e cila ishte 42 vite më e re se ai, përfundoi në një skandal në 2012.

Klan News