Pas humbjes me Napoli, Inter shkon +9 pikë

Milan sheh gjithnjë e më të zbehtë ëndrrën për titull, ndoshta duhet t’i thotë lamtumirë kampionatit, kësaj radhe në mënyrë përfundimtare. I mundur nga Napoli i Gattusos, falë një goli nga Politano në të 49-tin, mbase për herë të parë Milani u zgjua papritur nga një ëndërr e bukur që kishte nisur në fillim të kampionatit.

Kjo humbje në San Siro, e katërta në 7 ndeshjet e fundit përkon me një distancim të Interit që pasi kaloi 2-1 Torinon shkoi në + 9 pikë nga Kuqezinjtë. Për një Milan të rënduar nga dëmtimet dhe angazhimi në Europa League, 9 pikë janë shumë. Gjithçka tani është në lëvizje. Interi fluturon drejt titullit, ndërsa Milan duhet të përballet edhe me presionin e Juventusit.

Në Milan-Napoli, Gattuso i bëri ish-skuadrës së tij si futbollist dhe trajner një shaka pa kripë. Jo vetëm i mori tre pikë shumë të çmuara që lejojnë Napolin të rikthehet për një vend në Champions League, por i dha një goditje nokautin shpresave të mbetura të Milan për të qëndruar në garë për titullin.

Përveç kësaj, pa Ibrahimoviç, Milanit i mungon dikush në sulm që merr pikën. Rebiç, dinamik, por jo i saktë, Leao nuk ka shumë peshë. Në fund të ndeshjes me Napolin, Milan dukej i rraskapitur. Ndoshta vështirësitë e Mançesterit kanë rënduar, por duke ndryshuar shpesh lojtarët motori ka ngecur. E paqartë se çfarë do të sjellin javët e ardhshme.

Tv Klan