Kinemaja italiane humbet një nga ikonat e saj. Shuhet në moshën 96-vjeçare regjisori i njohur Franco Zeffirelli.

Kineasti fiorentin u dorëzua përballë një sëmundjeje të rëndë që e kishte mbërthyer prej vitesh. Ai ndërroi jetë paraditen e kësaj të shtune në banesën e tij në Romë.

Mjeshtri, siç njihej ndryshe Franco Zeffirelli mban firmën për disa nga filmat më të njohur si përshtatja kinematografike e “Romeo dhe Zhulietës”, “Traviata-s” për të cilat ka marrë edhe nominim për Oskar, si edhe “Jezusi i Nazaretit” apo “Kampioni”.

“Nuk do të kisha dashur kurrë të vinte kjo ditë”, shkruan kryebashkiaku i Firences, Dario Nardela në Twitter.

Franco Zefirelli shërbeu për dy vjet edhe si anëtar i Senatit italia për Forza Italia-n e Silvio Berlusconit.

Tv Klan