Botës do t’i mungojë zëri i veçantë i Areta Frenklin.

Mbretëresha e muzikës “Soul” ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare në shtëpinë e saj në Detroit. Prej tre ditësh, ajo ndodhej në gjendje të rëndë dhe mediat shkruanin se ajo ndodhej në prag të ndarjes nga kjo botë. Muajt e fundit përballej me një formë të avancuar të kancerit të pankreasit.

Ajo mbahet mend për dhjetëra këngë që kanë bërë historinë e muzikës Rock end Roll dhe Soul ku spikasin hite si “Respekt”, “Spenish Harlem” dhe “Chain of Fools”.

Nga koncertet hoqi dorë vitin e kaluar por muzikën nuk e la pas dore. Ajo është nënë e 4 djemve nga dy martesa të ndryshme. Të parin e lindi kur ishte 13 vjeç.

Franklin spikati që në fillimet e karrierës së saj në vitet ’50 për vokalin e veçantë që varionte në katër oktava. Pianon e kishte mësuar në mënyrë autodidakte vetëm duke njohur tingujt por jo notat muzikore.

Ajo është vlerësuar me 18 çmime Grammy dhe me një medalje presideciale të lirisë në 2005-ën nga ish-presidenti George Bush, nderimi më i lartë civil në Shtetet e Bashkuara. Mbretëresha e Soul-it ka kënduar në ceremonitë përuruese të tre presidentëve, Jimmy Carter, Bill Klinton dhe Barack Obama.

Tv Klan