Luajti me Partizanin, por ishte edhe pjesë e kombëtarës

U shua në moshën 83-vjeçare ish-futbollisti e trajneri Robert Jashari. Ai kaloi të gjithë karrierën e tij si futbollist te Partizani nga 1956-1968, ku luajti me dy ikona të futbollit shqiptar, Refik Resmja dhe Panajot Pano.

Me të kuqtë fitoi 6 tituj kampion. Robert Jashari luajti 7 ndeshje me Kombëtaren dhe shënoi 1 gol, pikërisht të parin në një turne kualifikues Botëror. Jashari realizoi në humbjen 4 – 1 të Shqipërisë në fushën e Irlandës së Veriut në 1965.

Tv Klan