Ish-gazetar dhe komentator i boksit

Ahmet Golemi ishte një nga komentatorët më pasionantë të sportit të boksit. Në moshë të re ai e ka ushtruar këtë sport dhe ka qenë edhe kampion deri sa në fillim të viteve ‘70 boksi u ndalua në Shqipëri i konsideruar si sport shumë i dhunshëm. Golemi grumbulloi 9 tituj të ndryshëm ndër të cilët 5 herë kampion vendi.

Për shkak të pasionit të tij për këtë sport më 7 maj të vitit 1979 Golemi u dënua me 5 vite heqje lirie për agjitacion e propagandë, pasi 5 vite më herët kishte festuar fitoren e bokseriit të famshëm Muhamed Ali ndaj George Foreman.

Vitet e fundit të jetës, ai i kaloi mes komentit të ndeshjeve të Luan Krasniqit apo edhe boksierëve të tjerë shqiptarë si dhe mes librave. Pasioni i tij i dytë për të shkruar.

Tv Klan